Liga e Kampionëve 2021/22: Ekipet që kanë arritur të sigurojnë biletën deri tani

Ende pa përfunduar sezoni 2020/21 i Ligës së Kampionëve, deri tani 10 skuadra kanë arritur që të kualifikohen për sezonin e ri të garës më të madhe evropiane.

Sot do ta mësojmë finalistin e parë të këtij sezoni, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Manchester Cityt e PSG, ndërsa skuadra që arrin të kualifikohet në finale, do të përballet me fituesin e takimit Chelsea kundër Real Madridit, i cili  zhvillohet nesër, përcjell KosovaPress.

Për sezonin e ardhshëm, katër ekipe nga Spanja kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve 2021/22, më shumë se çdo ligë evropiane deri tani.

Skuadrat që janë kualifikuar deri më tani për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Atletico Madrid – La Liga spanjolle

Real Madrid – La Liga spanjolle

Barcelona – La Liga spanjolle

Sevilla – La Liga spanjolle

Manchester City – Premier Liga angleze

Bayern Munich – Bundesliga gjermane

Inter – Serie A

Zenit St. Petersburg – Premier Liga ruse

Dynamo Kiev – Premier Liga ukrainase

Ajax – Eredivisie, Liga e Holandës


Shtuar 4.05.2021 18:14