Nuk ka më pritje! KQZ certifikon fitoren e Ramës më 25 Prill

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e pasdites së sotme ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit dhe fitoren e Partisë Socialiste. Certifikimi i rezultateve u bë për 11 qaqrqe, pasi certifikimi në Kukës u krye që në datën 1 Maj.

Duke filluar nga ky moment çdo parti ka 5 ditë afat të bëjë ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.

Duke qenë se dy partitë kryesore të opozitës, si PD dhe LSI, kanë shprehur kontestim në lidhje me zgjedhjet pritet ankimi i vendimit në KAS, ku do të paraqiten dhe provat që këto subjekte do të faktojnë mbi manipulimin.

Vetëm pasi KAS të shqyrtojë të gjitha ankesat dhe Kolegji të japë vendimet, në rast se ndonjë subjekt s’e çon në Kolegj, Ilirjan Celibashi shpërndanë më pas mandatet me emrat e deputetëve.


Shtuar 4.05.2021 18:07