Liderët botërorë gati për mbledhjen, Rama në këmbë, shefi i NATO-s i tërheq vëmendjen: Ulu të fillojmë samitin (VIDEO)

Sami i NATO-s në Lituani ka bërë bashkë të gjithë liderët botërorë.

Ndërsa samiti po niste mbledhjen në tryzë të rrumbullakët dhe thuajse të gjithë liderët ishin të ulur nëpër vende, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama akoma nuk kishte zënë vendin e tij.

Ka qenë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ai që i është drejtuar Ramës me emër për t’u ulur që të nisë mbledhja.

“Sa më shpejt të gjeni vendet tuaja, aq më shpejt mund të fillojmë dhe aq më shpejt mund të mbarojmë”, thotë fillimisht Stoltenberg.

“Tani nëse miku im Edi Rama mund ta gjejë vendin e tij, pastaj mbledhja mund të fillojë”, shprehet shefi i NATO-s, teksa i drejtohet dhe liderëve të tjerë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 12.07.2023 11:08