Lezhë/ Kultivonin dhe tregtonin kanabis e kokainë, arrestohen 5 persona

Në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Tempulli 2”, policia e Lezhës, ka vënë në pranga pese persona për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrolleve në banesa, iu gjetën 2450 fara cannabisi, një sasi lënde narkotike kannabis sativa, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë.

Mësohet se bëhet fjalë për personat:

Fatjon Canga

Erbardh Gjeloshi

Xhovano Ivanaj

Aldo Dodaj

Kristjan Bazol.

Sakaq, janë sekuestruar 2450 fara cannabisi, sasi kokaine, sasi cannabisi dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike.

Lezhë/Vijojnë intensivisht megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2” dhe plani i posaçëm operacional për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike, që në fazën fillestare.

Goditen 3 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 2450 fara cannabisi, sasi kokaine, sasi cannabisi dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Si rezultat i punës së vazhdueshme policore dhe hetimore që po kryhet në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike, si dhe të rasteve të shitjes në sasi dhe/ose doza të lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, të mbështetur nga informacionet nga inteligjenca policore, goditën 3 raste në këto fusha.

Pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës dhe koordinimit të punës me të, u arrestuan në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. C., 36 vjeç, Gj. I., 34 vjeç dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Nga kontrollet fizike dhe në banesa, këtyre shtetasve iu gjetën 2450 fara cannabisi, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë.

Në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Lezhë, arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

U arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 8.04.2024 10:29