Pas ndryshimeve në Policinë Rrugore që pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim, lëvizje janë bërë dhe në sektorin e Narkotikëve në Tiranë si dhe në Policinë e Shkodrës.
Shefi i Sektorit të Narkotikëve në Tiranë, Arbër Zemani, është larguar nga posti dhe është emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Shkodër.
Ndërkohë drejtori Rajonal i Kufirit në Shkodër, Adrit Elmazi, është emëruar Specialist në Drejtorinë Strategjike pranë Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit.
Emërimet dhe shkarkimet
Shefi i Sektorit të Narkotikëve Tiranë Arbër Zemani – largohet nga detyra/ emërohet Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër Adrit Elmazi – largohet nga detyra/ emërohet Specialist në Drejtorinë Strategjike në DPPSH