Ish-kryeministri Sali Berisha do të dërgojë në KQZ përfaqësuesit ligjorë për regjistrimin e Partisë Demokratike në Zgjedhjet e 14 majit.
Kjo është një lëvizje e Berishës për të ‘tentuar’ regjistrimin e kandidatëve të dalë nga primaret nën logon e PD, edhe pse pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthimin e ‘Vulës’ në shkallën e parë, regjistrimi i Partisë Demokratike në zgjedhje mund ta bëjë vetëm Lulzim Basha (ose Alibeaj pasi Basha të japë zyrtarisht dorëheqjen), pasi ligjërisht ai është ende kryetar.
“Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri pas pak do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14.05.2023 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit.
Kjo lëvizje politike e Berishës vjen një ditë pasi Enkeljd Alibeaj deklaroi se ditën e hënë do të çonte përfaqësuesit ligjorë në KQZ për regjistrimin e PD në zgjedhje.
Nëse KQZ do të refuzojë regjistrimin e kandidatëve të Berishës (e cila pritet të ndodhë), ata do të regjistrohen në koalicion, ashu si në 6 mars të viti të kaluar
Ky vendim është marrë mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar. Nëse situata do të vijojë të jetë e njëjtë deri në zgjedhje, në 14 maj duket se do të kemi të njëjtën përplasje si në 6 mars, dy kandidatët të PD kundër njëri-tjetrit dhe një i PS-së, me të vetmin ndryshim pasi në këto zgjedhje edhe partitë e vogla opozitare të grupuara veçmas forcave të mëdha politike, pritet të nxjerrin kandidatët e tyre.