Lëngu i qershisë lufton pagjumësinë, ja si ta përgatisni

Lëngu i qershisë është burimi natyror i hormonit të melatoninës, i njohur si hormoni i gjumit. Ai gjithashtu prodhon triptofan, përgjegjës për prodhimin e serotoninës, neurotransmetues përgjegjës për transmetimin e ndjesisë së kënaqësisë.

Përbërësit:

– 450 g qershi;

– Mjaltë për shije;

– 275 ml ujë

Përgatitja:

Lani frutin dhe hiqni farat e qershisë. Vendosini bashkë me mjaltin në një tenxhere dhe mbulojini, duke i lënë në temperaturën e dhomës për rreth dy orë. Shtoni ujin dhe përziheni derisa të bëhet një masë homogjene. Më pas vendoseni të vlojë për 15 minuta.

Pas valimit, kullojeni përzierjen dhe vendosni pjesën e lëngshme në një tenxhere tjetër. Vazhdoni ta vloni derisa përzierja të arrijë trashësinë e një shurupi, pas kësaj hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni të mbuluar derisa të ftohet dhe më pas vendoseni në një vazo dhe ruheni në frigorifer./albeu.com