Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi i lëndës plasëse në afërsi të një biznesi në Laprakë.
Nga informacionet e para mësohet lënda plasëse është hedhur nga makina dhe më pas personat janë larguar.
Sasia ka qenë e vogël dhe ka thyer vetëm xhamat e lokalit. Pronari ka deklaruar se nuk ka ndonjë ide konkrete kush mund të jenë autorët, por dyshimet i ka hedhur te konkurrenca ose ndonjë klient i pakënaqur.
Çfarë tha policia
Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.