Lefter Maliqi: Me këta kriminelë në pushtet s’ka rrugë tjetër vetëm përballjes, e degjeneruan këtë vend

Gjatë një interviste televizive, ish-deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi,  ka shpërthyer në deklarata të forta kundër qeverisë “Rama”, ndërsa theksoi se çdo gjë në këtë vend është kriminalizuar.

Sipas Maliqit, këtu është bërë nami me paratë e shqiptarëve, mullari është ngritur. Koka e krimit në Shqipëri është në Surrel, ndaj çfarë po bën SPKA-u?

Gjithashtu, Maliqi thekson se; “Këtu çdo gjë ka marrë tatëpjetën, janë grupe të tëra kriminelësh që drejtohen nga politikanët e lidhur me Qeverinë dhe përplasjet janë të vazhdueshme“.

Rama shet familjarët e tij për pushtet, jo më Dumanin dhe të gjitha këto janë skenare të Ramës, për të mbajtur me forcë pushtetin. Dhe jo më kot ka nisur lufën e brendshme edhe në Partinë Socialiste me Bashkinë e Tiranës. Por të dy janë miq të Sorosit dhe përplasja nuk është e lehtë dhe besoj se do dalë zbuluar i gjithë krimi i organizuar në Shqipëri.

Këtu është bërë nami me paratë e shqiptarëve, mullari është ngritur. Koka e krimit në Shqipëri është në Surrel, ndaj çfarë po bën SPKA-u?! ai korrupton McGonigali, ambasadorë e politikanë të huaj vetëm e vetëm për të goditur opozitën. Këtu zë skandali skandalin dhe ai bën vetëm aktrim. Situata është alarmante, sepse përdori SPAK-un, përdori një pjesë të opozitës dhe i lumtë ndaj bën kështu.

Dhe unë e kam thënë dhe e them se si prind nuk dua që fëmijët e mi të përfundojnë jashtë vendit, dhe ne po e shikojmë se si vendi po degradon dhe po fut ujë nga të gjitha anët dhe vetë ai tallet me shqiptarët duke shpopulluar vendin dhe duke shitur tokat e shqiptarëve tek të huajt. Sigurinë në vend ka një strukturë që e vendos atë, që është Policia e Shtetit, e cila nuk gëzon mbështetjen e publikut.

Këtu çdo gjë ka marrë tatëpjetën, janë grupe të tëra kriminelësh që drejtohen nga politikanët e lidhur me Qeverinë dhe përplasjet janë të vazhdueshme. Sepse kanë bërë tendera me pagesë, vrasje me pagesë, e shikoni ku ka arritur Shqipëria, për 10 mijë euro vritet njeriu si pa gjë të keq. Kemi vrasje masive ku grupoet rivale eliminojnë njëri-tjetrin. Nëse në vjeshtë nuk ka përballje pa kompromis me pushtetin ky nuk ikën nga qeveria, sepse nuk ikën me vota ky njeri dhe e vetmja rrugë është revolucioni. Ndaj e gjithë opozita dhe policia duhet të bëhen bashkë kundër këtyre kriminelëve.

Pasi drejtorët e policisë janë të gjithë të inkriminuar, e patë Oltion Bistrin, 3 milionë euro iu kapën nga SPAk-un. E kanë degjeneruar këtë vend në këto 11 vite që janë në pushtet, ndaj duhet vetëm përballje pa kompromis me këta kriminelë, deklaroi ndër të tjera, Lefter Maliqi.


Shtuar 24.05.2024 13:13