Derbi roman, këtë herë ka shkuar tek bardhekaltrit e lazios. Roma e Jose Mourinhos e provoi sërish shijen e humbjes në kampionat, ku edhe këtë herë një katon i kuq ndëshkoi skuadërn rmane.
Lazio kaloi në avantazh në pjesën e dytë, ndërkohë që Roma prej minutës së 32-të luajti me 10 lojtarë për shkakse Ibanez u ndëshkua me karton të kuq.
Të lidhura
None found
Në superioritet numerik, lacialët shënojnë me Zaçagni. Roma do gjente forcën për të barazuar shifrat por goli do anulohej për Offside.
Sa i takon lojtarëve shqiptarë, Hysaj ishte titullar, sakaq Kumbulla nuk luajti pasi është i pezulluar.
Kështu, Lazio shkon direkt në vendin e dytë me 52 pikë dhe është në rrugën e mbarë për një vend në Champions League. Në krahun tjetër, Roma mbetet e pesta me 47 pikë.
