Lazarati njihen si bastion i demokratëve, por ndarja e partisë në 2 kampe, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD Lulzim Basha i ka “detyruar” të pozicionohen në një anë.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko i pyetur në emisionin “Log.” në Abc se cila pjesë e PD e trashëgon Lazaratin, hezitoi të përgjigjet duke thënë se nuk është interesuar. Megjithatë në fund ai tha Lazarati është i ndarë dhe se rinia është Berishën.
“S’jam interesuar se kush e ka tani, e di pse s’jam interesuar sepse atë referendum unë s’e njoh (referndumin e Berishës për shkarkimin e Bashës). Kam përshtypje se Lazarati është i ndarë, pjesa e rinisë është me doktorin, Lazarati ka njëmijë arsye për të qenë me doktorin në aspektin personal”, tha Bejko .
“293 pro shkarkimit të Bashës në Lazarat nga ata që kanë marrë pjesë në votim”, shtoi Belind Këlliçi. /abcnews.al