Lavrov thirrje partive në botë: Mbroni ligjet ndërkombëtare, bota po evoluon në mënyrë të ndërlikuar

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në botë që të bëjnë përpjekje për të mbrojtur ligjet ndërkombëtare pasi “bota po evoluon në një mënyrë të ndërlikuar”.

Lavrov I bëri këto deklarata gjatë një takimi me homologun e tij vietnamez, Bui Thanh Son, në Hanoi.

“Vietnami është një partner kyç i Rusisë në ASEAN…dhe marrëdhëniet e të dy vendeve bazohen në historinë dhe luftën e tyre të përbashkët për drejtësi,” tha Lavrov në takim, duke iu referuar Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore.

Vietnami dhe Rusia kanë lidhje të ngushta që datojnë që nga epoka sovjetike dhe Hanoi deri më tani nuk e ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Vizita e Lavrov në Hanoi vjen pasi të dy vendet shënojnë dhjetëvjetorin e “partneritetit strategjik gjithëpërfshirës”.

Ministri i Jashtëm rus do të udhëtojë për në Indonezi për të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të G20 këtë javë./albeu.com