Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka krahasuar veprimet e fundit të SHBA-së në mes të luftës në Ukrainë me ato të Adolf Hitlerit dhe Napoleon Bonapartit.
Duke folur në një konferencë vjetore për shtyp në Moskë sot, zyrtari i Kremlinit tha se Uashingtoni gjithashtu kishte nënshtruar Evropën për të zhvilluar luftë kundër Moskës.
Ai tha se lideri nazist dhe perandori francez dikur ishin përpjekur të përdornin të njëjtën taktikë kundër Rusisë.
“Shtetet e Bashkuara, përmes Ukrainës me prokurë, po bëjnë një luftë kundër vendit tonë me të njëjtën detyrë: zgjidhjen përfundimtare të çështjes ruse,” u tha Lavrov gazetarëve.
Gjatë konferencës, ministri i Kremlinit tha se Moska ende nuk kishte parë ndonjë propozim serioz për paqen në Ukrainë dhe se idetë e vetë presidentit Volodymyr Zelensky për këtë temë ishin të papranueshme.
Lavrov tha se Moska është e gatshme të diskutojë konfliktin me vendet perëndimore dhe t’i përgjigjet çdo propozimi serioz, por se çdo bisedim nevojitet për të adresuar shqetësimet më të gjera të sigurisë së Rusisë.
Ai gjithashtu bëri thirrje përsëri që NATO të heqë “infrastrukturën e saj ushtarake” nga Ukraina dhe vendet e tjera afër kufijve të Rusisë.