Lavrov: Bazat e SHBA ose NATO pranë Afganistanit të papranueshme

Rusia ka deklaruar se e konsideron të papranueshme praninë e çdo infrastrukture ushtarake të SHBA-së ose NATO-s në vendet e Azisë Qendrore në kufirin me Afganistanin, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas TASS.

Ai tha këtë gjatë konferencës së tretë ministrore të vendeve fqinje me Afganistanin (Rusia, Kina, Irani, Pakistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani) që po zhvillohet në Kinë.

Ndërkohë për luftën në Ukrainë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për një armëpushim në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë, duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, për të lejuar evakuimin e civilëve.

“Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria në një deklaratë të cituar nga AFP të mërkurën.

Korridori humanitar nga Mariupol në Zaporizhja – përmes qytetit Berdiansk që kontrollohet nga Rusia – do të hapet në mëngjesin e së enjtes.

Autoritetet e Ukrainës nuk e ka komentuar ende këtë njoftim.


Shtuar 31.03.2022 09:10