Arsenali, ekipi favorit për të nënshkruar me Sergio Ramos

Sergip Ramos zyrtarisht nuk është më pjesë e Real Madrid, vendim ky që u mor pasditen e djeshme dhe më pas u arsyetua ditën e sotme.

Disa klube të Premier League janë në bisedime me ish-kapitenin e Real Madridit.

Mësohet se deri më tani Arsenali është ekipi favorit për të nënshkruar me 35 vjeçarin, pasi marrëdhënia e drejtuesve të “Gunners” dhe vëllait të agjentit të Ramos, Rene, janë shumë të mira.

Klubi londinez do t’i ofrojë atij një kontratë dy-vjeçare dhe një pagë të ngjashme me atë që mbrojtësi merrte në Real Madrid. Ai do të vinte në Emiratet për të vënë veten nën urdhrat e Arteta dhe për të zëvendësuar një tjetër mbrojtës veteran, David Luiz.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Ramos mund të shpallet si një lojtar i Gunners brenda javës së ardhshme./albeu.com/

Shtuar 17.06.2021 21:27