Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posacme zgjat edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimeve për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, i njohur si i forti i Dobracit, e dyshuar për përkrahje te autorit të krimit.
Ago, dyshohet nga SPAK se ka larguar nga vendi i ngjarjes, autorët e vrasjes së Fatbardh Licit. Për këtë ngjarje, janë arrestuar, Safet Bajri, Behaer Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali.
Sipas prokurorisë, Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve. Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar./BW