Largohuni nga qyteti nëse i lëndoni! Të vërtetat që të gjithë duhet t’i dini për akrepët

Jemi në sezonin e akrepit dhe padyshim duhet t’ju dedikojmë pak vëmendjen miqve dhe të afërmve tanë akrep.

Ja disa të vërteta që duan apo nuk duan ata, duhet t’i pranojnë:

1-Akrepi është tepër sensual. Mos u përpiqni t’i rezistoni.

2-Akrepi kërkon dominim dhe kontroll. Ai luan me nervat e të tjerëve dhe pret t’i bëjë ‘copash’. Mos qëndroni shumë të relaksuar kur jeni në shoqërinë e tij.

3-Akrepi fiton gjithmonë. Ai është këmbëngulës, i pamëshirshëm, manipulues dhe shumë i fortë.

4-Akrepi është shumë i mbyllur. Ai nuk ndan asgjë në rrjetet sociale. Jo sepse ka diçka për të fshehur, por sepse nuk dëshiron që bota të marrë vesh gjërat e tij.

5-Akrepit i pëlqen të bëjë punë në të mirë të tjerëve ose komunitetit. Është kurioz, i pëlqen të eksplorojë dhe të mësojë gjëra të reja.

6-Akrepi ka një sarkazëm të shkëlqyer. Ndonjëherë mund të jetë aq i djallëzuar, sa të tronditë tmerrësisht, por kjo nuk e bën njeri të keq. Mos e gjykoni për këtë.

7-Akrepit nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët.

8-Akrepi është tmerrësisht i sinqertë. Mos kërkoni që ai t’ju thotë të vërtetën nëse nuk jeni gati për përgjigje.

9-Akrepi mund të jetë pak paranormal. Ai di të parashikojë zhvillimet dhe mendimet e të tjerëve para se t’i thuhen. Kjo karakteristikë i detyrohet vëzhgimit të vëmendshëm dhe kujtesës së mirë.

10-Akrepi është jashtëzakonisht i përkushtuar.

11-Akrepi është i shkathët dhe i matur. Nëse ndonjëherë do t’ju duhet ndihmë për ndonjë çështje ose thjesht po planifikoni një surprizë dhe doni ndihmë, telefononi një akrep. Jo vetëm që do t’ju ndihmojë shumë, por do të dijë ta mbajë gojën mbyllur. Ka një detektor gënjeshtrash të integruar në trup ;).

12-Akrepi ka një memorie të jashtëzakonshme si dhe një aftësi të lindur për të zbuluar të vërtetën në çdo situatë, ndaj është mirë të mos përpiqeni t’i gënjeni. Nëse e bëni këtë, do t’i zemëroni dhe nuk do t’ju pëlqejë ajo në çfarë mund të shndërrohet një akrep.

13-Akrepi është dinak dhe mund të jetë shumë hakmarrës. Lëndove një akrep? Më mirë largohu nga qyteti!

 


Shtuar 28.10.2021 16:48