Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose

Lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm, Burgjeve, Klevis Qose. Vendimi i Qoses sapo është komunikuar, pas mbledhjes së Qeverisë.

Klevis Qose, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në mars 2024, duke zëvendësuar Admir Abrijan që dha dorëheqjen.

Të lidhura

None found

Prezantimi i tij u bë nga Ministri i Drejtësisë i kohës, Ulsi Manja.

Më parë, Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Provës dhe të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.


Shtuar 1.04.2026 15:02