Një 28-vjeçar është kapur nga policia pasi ka derdhur shampanjë mbi orën Rolex në një klub nate në Londër.
Dailymail shkruan se Mansoor Kiani, një trafikant droge u zbulua nga policia vetëm nga veprimet në klubet e natës dhe xhirot me Ferrari.
28-vjeçari u dënua me 15 vite e gjysëm burg si shpërndarës droge dhe aktivitete të tjera të paligjshme, që kishin gjeneruar të ardhura për të.
Provat e mbledhura nga policia u shfaqën edhe në sallën e gjyqit.
“Pasuria e pashpjegueshme dhe sendet e shtrenjta të blera me para në dorë janë tregues kyç se dikush mund të jetë i përfshirë në krimin e organizuar. Ju mund të na ndihmoni t’i kapim këta njerëz duke folur dhe raportuar çdo shqetësim”, tha detektivi Tom Stean.
Mansoor Kiani nga Luton, u përpoq të fshihte aktivitetet e tij të trafikut të drogës duke përdorur një sistem komunikimi telefonik të koduar të quajtur “EncroChat”.
Përgjimet nga ana e policisë, pas dyshimeve të ngritura, i dhanë fund “karrierës” së tij./albeu.com/