Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se ka nisur procedurat ligjore të divorcit me Monika Kryemadhin.
Në një studio televizive, Meta tha se Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja e tij.
“Sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, tha Presidenti i PL-së.