Lajm i mirë për shqiptarët, BE do të ofrojë kontrata pune për emigrantët e vendeve jo anëtare

Si pjesë e paketës, Komisioni ka propozuar gjithashtu rishikimin e direktivës për “lejen e vetme’’, e cila kombinon lejet e punës dhe të qëndrimit për shtetasit që nuk janë pjesë e vendeve të BE-së që lëvizin në BE për punë në një aplikim të vetëm.

Rregullat e reja gjithashtu do t’i lejojnë mbajtësit e lejeve të ndryshojnë punëdhënësin, gjë që do të ”ulte cenueshmërinë ndaj shfrytëzimit të punës”, thotë Komisioni.

Të lidhura

None found

Një projekt pilot që fillon me ukrainasit

Nisma të tjera të shpallura javën e kaluar synojnë të trajtojnë mungesat e aftësive dhe të lehtësojnë integrimin në tregun e punës të BE të njerëzve që ikin nga Ukraina.

Deri në verë, Komisioni do të ngrejë një platformë online në mbarë BE-në,  për të përshtatur aftësitë dhe kualifikimet e ukrainasve që përfitojnë mbrojtje të përkohshme me punëdhënësit e mundshëm në të gjithë BE-në.

Ky projekt pilot duhet të shtrihet më pas për të gjithë shtetasit që nuk janë pjesë e BE që synojnë të punojnë në Bashkimin Evropian.

Komisioni do të negociojë gjithashtu “partneritete talentesh” me vendet anëtare të BE-së dhe vendet e treta, duke përfshirë skemat e lëvizshmërisë për punë dhe trajnim.

E para prej tyre, me Marokun, Tunizinë dhe Egjiptin, duhet të nënshkruhet deri në fund të vitit, shkruan Dutch News.

Për më tepër, Komisioni planifikon të bjerë dakord për “skemat e lëvizshmërisë së të rinjve” reciproke që lejojnë të rinjtë nga vendet jo anëtare të BE-së të punojnë në BE për një periudhë të caktuar dhe të rinjtë evropianë të bëjnë të njëjtën gjë jashtë BE-së.

Masa të tjera në konsideratë janë skemat e pranimit në mbarë BE-në për themeluesit e bizneseve fillestare dhe sipërmarrësit e teknologjisë, si dhe për punonjësit e kujdesit afatgjatë, një fushë në të cilën shumë shtete anëtare luftojnë për të gjetur personel./abcnews.al.

*KryesoreAktualitetBeKrah PuneLeje Qendrimi AfatgjatePunetore
Të ngjashme

Shefi i BE-së: U bëj thirrje institucioneve të Kosovës të përmirësojnë reagimet ndaj sulmeve që u bëhen mediave

BE pritet të miratojë sanksione shtesë kundër Rusisë, përfshirë embargon ndaj naftës

KE-ja: Platformën europiane e energjisë e hapur për Ballkanin. Vendet e rajonit të ftuara në 5 maj./albeu.com