Lajm i mirë! Kjo vaksinë është 100 përqind efikase ndaj varianteve të rrezikshme të COVID-19

Vaksina Pfizer deri më tani është një ndër vaksinat më të besueshme anti covid. Studiuesit e fundit kanë deklaruar se kjo vaksinë mbron me efektshmëri 100 % ndaj versionit të Afrikës së Jugut dhe atij Brazilian.

Në bazë të testeve të fundit laboratorike në Mbretërinë e Bashkuar, ka rezultuar se kjo vaksinë parandaloi 100 përqind të infeksioneve  nga këto dy versione të rrezikshme të COVID-19.

Shkencëtarët kishin qenë të shqetësuar se variante të reja të virusit do t’i bënin vaksinat më pak efektive sepse ato ndryshojnë formën e tij dhe e bëjnë më të vështirë njohjen e sistemit imunitar.

Studimet e fundit laboratorike treguan se nivelet e antitrupave për të luftuar virusin bien kur njerëzit e vaksinuar ekspozohen ndaj varianteve të reja.

Por rezultatet e fundit për Pfizer  treguan një “efikasitet të lartë të vaksinës kundër variantit të përhapur në Afrikën e Jugut”. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 1.04.2021 15:34