Konsumoi detergjent, niset me urgjencë në spital 48 vjeçari

Policia ka bërë me dije se një 48-vjeçar me iniciale A.Ll. ka përfunduar në spital pasi ka konsumuar detergjent. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Delvinë, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet hetimet.

Njoftimi

Delvinë/

Informacion paraprak. Më datë 01.04.2021, rreth orës 13:00, në spitalin rajonal Sarandë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Ll., 48 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se ka konsumuar detergjent.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 1.04.2021 15:30