Gara për hetues në BKH, certifikohen 28 kandidatë

Janë certifikuar 28 kandidatë që konkurrojnë për në BKH.

Nga 37 kandidatë, komisioni ka certifikuar 28 prej tyre. Nëntë prej kandidatëve nuk kanë kaluar kushtet e sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës në datë 01.04.2021, mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë:

28 (njëzet e tetë) kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë.

9 (nëntë) kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë .

Kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.

Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjet e dy) pozicionet  “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në ëebsite -in e BKH-së.

Falenderojmë gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim./albeu.com/

Shtuar 1.04.2021 03:04

Tags: ,