Nëse keni plane për të udhëtuar në fundjavë, ky lajm i mirë është për ju.
Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se moti këtë fundjavë do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare.
Vranësirat do të jenë kryesisht në orët e mesditës dhe më të theksuara në relievet malore.
Sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat por në ato të mëngjesit mbeten ende të freskëta.
Era këtë fundjave do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës me shpejtësi deri në 8-10m/s. /albeu.com/