Lajm i madh, Italia pret tifozë në “EURO 2020”

Qeveria e Italisë është e gatshme të lejojë një numër të caktuar të tifozëve në stadium për t’i parë disa ndeshje të Kampionatit Evropian që do të luhen në Romë.

Sipas agjencisë “ANSA”, qeveria italiane i ka dhënë garanci UEFA-s për këtë, ani pse shtëpia e futbollit evropian nuk e kishte kërkuar një gjë të tillë.

Italia do t’i luajë tri ndeshje të fazës së grupeve në stadiumin “Olimpcio”.

Në të njëjtin stadium është caktuar të luhet edhe një ndeshje çerekfinale, më 3 korrik.

Por, për t’u lejuar tifozët në stadium dhe për t’u realizuar garancia e qeverisë italiane ndaj UEFA-s, duhet që Komiteti Teknik Shkencor të qartësojë protokollet për ngjarjet publike që do të zhvillohen në kushte të sigurta. Evropiani do të mbahet në shumë shtete.


Shtuar 6.04.2021 07:04