Kandidimi i Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit, reagon zyrtari amerikan

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mattew Palmer ka komentuar kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Pas takimit online me kryeministrin Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha dhe Presidentin Ilir Meta, Palmer tha se në fakt është përgjgjësi e liderëve që të ofrojnë mundësi zgjedhjeje për shqiptarët.

Palmer shtoi se listat nuk janë perfekte, por që vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit janë të mirëmenduara, referuar ndalimit të hyrjes së Doshit në SHBA.

“Përgjegjësi e liderve tu ofrojnë shqiptarëve mundësi zgjedhjeje. Listat nuk janë perfekte, por sigurisht që vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit janë të mirëmenduara,”– tha Palmer.


Shtuar 6.04.2021 07:04