LAJM I FUNDIT/ Gjendet pa shenja jete një person në Pogradec, dyshimet e para

Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Kavalishencës në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve nga policia që ka këqyrur trupin paraprakisht nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup.

Dyshohet se 65-vjeçari të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërkohë që do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Sipas policisë 65-vjeçari jetonte vetëm dhe njihej si përdorues i alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.12.2023 17:40