“Inteligjenca Artificiale po kërcënon gazetarinë cilësore”, New York Times padit Open AI dhe Microsoft

The New York Times ka paditur OpenAI dhe Microsoft për shkelje të të drejtave autoriale, duke pretenduar se dy kompanitë kanë ndërtuar modelet e tyre të inteligjencës artificiale duke “kopjuar dhe përdorur miliona” shkrime të tyre.

Siç është shpjeguar në aktakuzë, gazeta amerikane pretendon se modelet e gjuhës (LLM) të OpenAI dhe Microsoft, të cilat fuqizojnë ChatGPT dhe Copilot, “mund të gjenerojnë shkrime duke u bazuar në përmbajtjen e ‘Times verbatim’, e cila imiton stilin e shkrimeve të tyre”.

Kjo “ndërton dhe dëmton” marrëdhënien e Times me lexuesit, thotë media, duke i privuar ata nga “abonimi, licencimi, reklamimi dhe të ardhurat nga partneritetet”, sipas mediave të huaja.

Aktakuza gjithashtu argumenton se këto modele të Inteligjencës Artificiale “kërcënojnë gazetarinë cilësore” duke dëmtuar aftësinë e mediave për të mbrojtur dhe monetizuar përmbajtjen.