Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka gjetur kohën për të reaguar në lidhje me operacionin e Guardia di Finanza-s për kapjen e gati një ton drog në det të hapur, ku bashkëpunëtorë ishin edhe tre shqiptarë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çuçi thekson se operacioni është një dëshmi e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis të Policisë së Shtetit.
Por nga ana tjetër ministri Çuçi nuk reagoi për 7-vjeçaren e vrarë me gomone në Himarë, nga polici Arjan Tase.
Raportimet e mediave treguan se Arjan Tase kishte lidhje me trafikantët dhe se skafin e kishte në pronësi të tij edhe pse mjeti lundrues ishte regjistruar në një emër tjetër.
Pavarësisht ngjarjes së rëndë dhe fakteve të forta kundër Policisë së Shtetit, nuk pati asnjë reagim nga Çuçi./albeu.com/