Ky ushqim është “çelësi” i jetëgjatësisë tuaj

Hudhra promovon shëndetin e zorrëve pasi përmban sasi të larta të fibrave dietike, të ashtuquajturat oligosakaride.

Sipas hulumtimit të ekipit shkencor të Amsterdamit, ngrënia e hudhrës mund të jetë çelësi i jetëgjatësisë dhe të ndihmojë në rritjen e shëndetit të zorrëve.

Ky përbërës përmban sasi të larta të fibrave që forcon bakteret “të mira”. Këto nga ana e tyre sulmojnë bakteret “e këqija” të zorrëve, të cilat dihet se shkaktojnë një sërë sëmundjesh: nga kanceri dhe demenca te obeziteti dhe sëmundjet e shëndetit mendor./albeu.com


Shtuar 1.02.2022 15:53