Ky superushqim lufton humbjen e kujtesës njohëse tek të moshuarit

Ngrënia e boronicave të egra çdo ditë mund të ndryshojë kujtesën tek të moshuarit, ka dalë në përfundime një studim i ri që nxjerr në pah gjetjet e mundshme të superushqimit

Studiuesit nga Universiteti i Karolinës së Veriut zbuluan se amerikanët e moshuar që tashmë vuanin nga probleme të dukshme të kujtesës njohëse, mund të përfitonin shumë nga ngrënia e frutave çdo ditë. Në shumë raste, shëndeti i trurit të tyre arriti të njëjtat nivele të njerëzve që nuk vuanin nga rënia e kujtesës njohëse.

Boronicat janë njohur prej kohësh si një ‘superushqim’, me vetitë e saj antioksiduese dhe një mori vitaminash dhe mineralesh të tjera të lidhura me shëndetin e trurit dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, ndër përfitimet e tjera shëndetësore.

Si rezultat, këto fitokimikate janë të pasura me kimikate që janë të shkëlqyera për shëndetin kognitiv të një personi.

“Pasi konsumohen nga njerëzit, ato na i transferojnë këto përfitime shëndetësore. Studimi kërkimor i kryer këtu në NRI tregon se fitokimikatet specifike për boronicat e egra janë të rëndësishme për shëndetin e trurit,” tha studiuesja Mary Ann Lila.


Shtuar 26.09.2022 21:42