Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vijuar t’i bëjë thirrje popullit të tij për rezistencë ndaj pushtuesit rus.
Edhe në një mesazh të fundit ai i ka bërë thirrje popullit që të rezistojë, pasi sipas tij ky shans të vjen vetëm një herë në jetë.
Ai ka vlerësuar rolin e civilëve ukrainas dhe luftëtarëve që po rezistojnë. Zelensky ka thënë se kjo është një kohë e veçantë për Ukrainën dhe është një mundësi jetësore për secilin që të rezistojë.
“Ukrainas që gjendeni në qytetet ku ka hyrë armiku, sulmoni”, ka shkruar ai./albeu.com/