“Ky parlament ka vdekur”, Boçi akuzon Kuvendin për mos ngritjen e komisioneve hetimore për udhëtimet e Ramës

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi akuzoi sot nga foltorja e parlamentit se Kuvendi i ka mohuar opozitës të drejtën për të ngritur komisione hetimore.

Ai foli për udhëtimet e dyshimta të Rames me charter, ndërsa tha se Kubendi ka penguar ne mos ngritjen e komisioneve hetimore për udhëtimet e Ramës.

“Ju keni penguar një projekt rezolutë të rëndësishme për kombin shqiptar. Pengesa e fundit ishte mosngritja e Komisionet Hetimor për ‘charterat e Kryeministrit’. Ju e keni bllokuar në konferencën edhe pse Kushtetuta ju detyron që ta ngrini këtë komision hetimor. Firma jonë nuk është personale por është e votuesve shqiptarë, e 620 mijë shqiparëve që na kanë votuar. Ky parlament ka vdekur”, tha Boçi.

/Albeu.com/ 


Shtuar 16.01.2023 16:20