Nga e shtuna, Islanda do të heqë të gjitha kufizimet anti-covid, duke u bërë kështu vendi i parë evropian që merr një hap të tillë.
Ministrja e Shëndetësisë, Svandís Svavarsdóttir bëri të ditur sot se nga e shtuna islandezët nuk do të jenë më të detyruar që të mbajnë distancë sociale apo të vendosin maska.
Të lidhura
None found
Vendi ka në fuqi një sistem të mirë testimi dhe gjurmimi dhe i ka shtrënguar masat deri më tani për të frenuar rritjen e rasteve.
Veç maskës, tashmë hiqet edhe kufizimi i numrit për grumbullime apo mbajta e distancës prej dy metrash. Të paktën 87 për qind të islandezëve e kanë marrë dozën e parë të vaksinës për Covid-19.
Islanda, e cila ka një popullsi prej vetëm 360,000 banorësh, ka një incidencë infektimesh prej 1.6 për 100,000 banorë në një mesatare dyjavore. /albeu.com/
