Shqiptari që ka arritur të arratiset nga burgu i Verçellit gjatë natës së ndërrimit të viteve është Kristjan Mëhilli.
27 vjeçari është arrestuar si anëtar i bandës “Ice Eyews” që akuzohen se kishin kryer një sërë grabitjesh të vilave në territorin piemontez te Italisë, .
Së bashku me të ka tentuar arratisjen dhe një tjetër i burgosur shqiptar, me të cilin ndodhej në të njëjtën qeli, por ky i fundit është kapur nga rojet e burgut.
Arratisja
Pasi kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar, dy shqiptarët kanë mundur të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të burgut.
Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun, e është bllokuar nga rojet e burgut.
Dy shqiptarët ishin dënuar me heqje lirie deri më vitin 2029 të akuzuar për grabitje vilash. /oranews/