Ky është orari ideal për të ngrënë darkë

Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit. Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës. Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet.

Rrjedhimisht është e logjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit. Kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij.

Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta. Këto të fundit ofrojnë më shumë kalori dhe rreziku i mbipeshës mund të jetë më i dëmshëm për zemrën në një periudhë afatgjatë.


Shtuar 15.10.2021 16:43