Ky është muaji i vitit gjatë të cilit divorcohen më shumë çifte

Ka një muaj të caktuar kur divorcet kanë ‘bum-in’ e tyre më të madh!

Cili është ky muaj? Sipas të dhënave të firmës juridike FindLaë, është muaji mars, kur përqindja e përdoruesve që kërkojnë terma si “divorci, ligji familjar, kujdestaria e fëmijëve” rritet me 50% në faqen e saj.

“Ndërsa dëshira për divorcin fillon më herët,  për shkak të ndërmarrjes së veprimeve të tilla si konsultimi me terapistin e një çifti në përpjekje për të shpëtuar martesën, shumë gra dhe burra e vonojnë vendimin, gjë që do të shtojë stres shtesë në sezonin e Krishtlindjeve”, shpjegon avokati Mark Ohnstad.

Ka edhe një arsye tjetër pse shkalla e divorcit duket se rritet në muajt pas festave. Një studim zbuloi se mes bashkëshortëve jobesnikë, 56% e burrave dhe 42% e grave e tradhtuan partnerin e tyre gjatë Krishtlindjeve. Një zbulim i tillë mund të jetë pika e fundit në një martesë.

Por ka edhe një arsye praktike pse dikush mund të vonojë përfundimin zyrtar të martesës së tyre: ndoshta ata vendosin që, nga pikëpamja tatimore, është në interesin e tyre më të mirë të paraqesin një deklaratë të përbashkët të të ardhurave deri në fund të vitit, përpara se ajo të ndryshojë dhe partnerët të shkojnë në rrugë të ndara edhe financiarisht.


Shtuar 30.08.2023 15:20

Tags: ,