Ky është i riu që u vr* në derën ngjitur komisariatit të Policisë në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të premte në Tiranë, ku humbi jetën 32 vjeçari Egli Pashollari.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, shumë pranë komisariatit numër 2 të Policisë, ku një grup të rinjsh pas një konflikti të çastit janë përplasur mes tyre me armë të ftohta dhe goditja ka qënë fatale për Pashollarin.

Burime për mediat bëjnë me dije se sherri ka nisur fillimisht brenda ambjenteve të një lokali, për arsye banale dhe më pas i riu është goditur për vdekje me thikë.

Mbetet mister fakti, se si është përshkallëzuar sherri deri në vrasje, kur ngjarja është regjistruar thuajse në prag të derës së policisë.

Burimet bëjnë me dije se ai ishte më parë i lidhur me grupin e Emiljano Shullazi.

Sipas raportimeve, një grup hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 20.02.2026 16:25

Tags: ,