Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin teksa autori i plagosjes raportohet se është Aldo Gjini.
Të plagosurit kanë treguar se kanë qenë duke pirë kafe dhe se Gjini i ka sulmuar.
“Jemi shokë me njëri-tjetrin. Po pinim kafe në lokal tek pallati ‘’Grand’’ dhe aty u konfliktuam me të riun tjetër. Aldo Gjini na qëlloi me armë zjarri,”- mësohet të kenë thënë ata. Më pas, autori është larguar me ndihmën e një makine nga vendi i ngjarjes.