Është mbyllur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend, pas rreth 4 orësh debat mes opozitës dhe mazhorancës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar duke thënë se, mosprania e Ramës për interpelacë nuk justifikohet pasi e ka detyrim ligjor dhe politik të ishte aty për të dhënë sqarime në lidhje me takimet e tij me ish-agjentin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.
“Është shumë e turpshëm tallja me Parlamentin, ajo çfarë kemi kërkuar është që kryeministri ka detyrim politik, ligjor, të përgjigjet kërkesës për interpelancë. Faktet e dala nga drejtësia amerikane i referohen atij, të dhënat kanë dalë nga zyra e tij. Nëse nuk vjen ka ndodhur diçka. Në dy seanca nuk ka ardhur, pra s’kemi kryeministër”, u shpreh Alibeaj.