Kuvendi i PD, Sula ironizon Bashën: Qenkemi lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm kryetar grupi

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka ironizuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga Lulizm Basha dhe miratimin e statutit të ri.

Në reagimin e tij, Sula shprehet se “paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi’, ndërsa shton se “asnjëherë nuk e humb mundësinë për tu bërë qesharak sa herë që del në publik”.

Më tej deputeti Sula shkruan se Basha “kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve”.

“Prandaj spaska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi.Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqendrimi i pushteteve te një individ?!

Asnjëherë nuk e humb mundësinë për tu bërë qesharak sa herë që del në publik.

-Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi.

-Si ka mundësi që i vetëshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.

Mbi një vit i shkëputur nga politika aktive duket se e paska shpenzuar për relaksim të thellë dhe kurrësesi për PD dhe demokratët”, shkruan Sula.


Shtuar 2.09.2023 16:14