Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot pritet të konstatojë dorëheqjen e Zaevit

Në Kuvendin e republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të thirret seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës – dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev dhe Qeverisë.

Seanca ende nuk figuron në kalendarin e Kuvendit, kësisoj ende nuk dihet se kur do të mbahet, por se do të mbahet sot, kanë konfirmuar dje nga Kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

Në ora 10:00 do të mbahet brifingu me gazetarë i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Për në ora 11:00 është caktuar edhe seanca për pyetje deputetësh, por e njëjta nuk dihet nëse do të mbahet, për shkak të dorëheqjes së Zaevit dhe Qeverisë./alsat


Shtuar 23.12.2021 10:05