Kuvendi cakton anëtarët zëvendësues së Komisioneve të Përhershme

Kuvendi zhvilloi seancën e radhës plenare këtë të enjte ku në rend të ditës ishte shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”.

Në seancën e sotme, Kuvendi ka shqyrtuar dhe projekvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.

-Deputeti Erjon Meka caktohet anëtar në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

– Deputetja Teuta Ramaj caktohet anëtare në Komisionin për Punën, Çështjet sociale dhe Shëndetësinë

– Deputetja Flutura Açka caktohet anëtare në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Ndërkohë, në përfundim të seancës është votuar me 71 vota pro miratimi i buxhetit faktik 2023, në mungesë të opozitës.


Shtuar 7.11.2024 20:32