Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth sekuestrimit të fundit të arsenalit të armëve në vendin tonë, ku kishte edhe nga ato të kalibrit të rëndë.
Ai është ndalur tek një snajper, prodhim austriak, i cili godet deri në 3 km largësi, ndërsa sipas Hoxhës, shënjestrën për të vrarë një person e ka mbi 1.8 km.
“Mes armëve, është një armë sniper. Nuk besoj është përdorur. Fakti që ka hyrë në Shqipëri më intrigon se si e kanë futur. Është një sniper “Styer” prodhim austriak. Është shumë i veçantë. Në përdorim nga NATO. Edhe SHBA ka “Remingtonin” e distancave të largëta. Është shumë e vështirë ta fusësh në Shqipëri.
Por mund ta kenë sjellë me pjesë. Kjo lloj arme me një fuqi jashtëzakonisht të madhe. Është një armë që uroj të mos kemi situata të tilla. Por aty asgjëson një mjet, le të jetë i blinduar 3 km. Është 12.7 kalibri.
Kundërajror. Armë që eliminon objektiva njerëzor 1.8 kilometra. Përdoret vetëm në front. Vetëm në luftë. Në Irak dhe Afganistan. Shtajer është cilësi shumë e mirë. E fundit fare. Vetëm në Amerikë e gjen në treg.”- tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, vetëm trupi i kësaj arme shkon diku tek 9 mijë euro, duke i shtuar dhe dylbinë dhe pajisje të tjera, shkon rreth 12 mijë euro në total.
“Çmimi 9 mijë plus 3 mijë optika speciale shkon diku 12 mijë euro vetëm për ushtrinë. Nëse nr i çojnë kompanisë do ta gjejnë se kush e ka shitur këtë armë. Se kjo armë është ndryshe nga këto prodhim serb. Dhe tua vesh në dispozicion vrasësve. Ke krijuar disa atentate që nuk i gjen dot. Në 3 km distancë. Është shumë e vështirë të gjendet. Fuqia dhe është çudi e madhe se si është futur. Është armë e çmontueshme dhe e fusin pjesë pjesë. Arma nuk ka ardhur si njësi në valixhe. Për të kuptuar se deri në çfarë niveli sofistikimi ka arritur krimi.”- tha Hoxha.
Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër arsenal të madh armësh në kryeqytet. Mësohet se depoja me armë të llojeve të ndryshme i përket shtetasit Sokol Xhura. Aksioni është kryer me urdhër të SPAK, rrënjët e të cilit nisin më 9 shkurt të këtij viti, kur iu bë atentat biznesmenit Gjon Mena, në Kamëz.
Kontrolli u krye në ambientet e Sokol Xhurës, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur. Policia, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi./abcnews