Kushtet e këqija të motit, Mitsotakis nuk do të fluturojë për në Himarë

Kryeministri grek nuk do të udhëtojë gjatë ditës së sotme për në Himarë, ndryshe nga sa ishte planifikuar më herët.

Mediat greke raportojnë duke iu referuar burimeve qeveritare se udhëtimi për në Himarë dhe në zonat minoritare të jugut të Shqipërisë është shtyrë për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike.

Sipas tyre, Mitsotakis do të fluturonte me helikopter të tipit “Chinoook” nga Tirana në Himarë, por kjo është e pamundur gjatë ditës së sotme për shkak të kushteve atmosferike.


Shtuar 6.12.2022 10:31