Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta! Ja parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme, më 29 prill, vendi pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Për ditën e sotme, më 29 prill, vendi pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

moti-me-diell pranvere

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave meteorologjike të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat e ajrit do të regjistrojnë vlera tipike pranverore.

Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin në rreth 12°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 24°C.

Në zonat e ulëta, termometri do të luhatet nga 10°C në mëngjes deri në 25°C gjatë mesditës.

Ndërsa në zonat malore, temperaturat parashikohen të variojnë nga 7°C në vlerat minimale deri në 22°C në ato maksimale.

Sa i përket erës, ajo do të jetë e lehtë deri mesatare.


Shtuar 29.04.2026 07:28