“Kushedi sa të kanë paguar për t’u dhënë këtë informacion!” Deklaratë e fortë për Artan Hoxhën, vjen reagimi i gazetarit

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në Facebook, videon ku shihet gazetari i një televizioni të futet në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, nga dritarja e tualeteve.

Pas publikimit të videos, në postimin e tij kanë vërshuar komentet. Një prej tyre dyshon se televizioni i ka dhënë para gazetarit për t’u dhënë informacion se nga mund të hyhej.

“Kushedi sa te kan paguar ata te syrit ty qe ua ke dhene kete informacion, te hyne nga haleja”, e pyet qytetari.

“Jo jo nuk me paguan, u vura gjobe”, i përgjigjet Hoxha./albeu.com

 


Shtuar 7.01.2022 14:14