Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka ndarë mesazhin e presidentit të sapozgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i cili thotë se kushdo që sulmon demokracinë do ta ketë kundërshtar.
Postimi i Metës:
Një mesazh shumë i qartë i Presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-walter Steinmeier për raportet që duhet të ketë një President me kauzën e demokracisë.
“Unë do të jem jopartiak, por nuk jam asnjanës kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë.
Kushdo që lufton për demokraci më ka në krah.
Kushdo që e sulmon do të më ketë kundërshtar.”/albeu.com