Kushdo, kurdo, #kudomeVodafone

Turistë e vendas. Të huaj e shqiptarë. Sot, nesër, gjithë verën e përherë. Në mal e në det. Kushdo, kurdo, kudo mund të memorizojë e të shpërndajë në median sociale pushimet më të bukura, përmes rrjetit e paketave Vodafone.

Një udhëtar i paepur, që lëviz pafund, në çdo cep të Shqipërisë, mund të bëhet dëshmitari më i mirë i kësaj eksperience. Siç është dhe Anxhi Çeliku, që është çdo fundjavë kudo, tashmë #kudomevodafone, duke promovuar Shipërinë e bukur. Pas postimeve spektakolare të javëve të shkuara, me në sfond shtëpitë karakteristike të fshatit Vuno, pastaj ujërat e kristalta të Palasës e mandej perëndimin e flaktë në Dhërmi, Anxhi duket nga fotografitë e fundit se ka ndryshuar tërësisht drejtim. Ka shkuar në veri këtë fundjavë. Është ulur këmbëkryq mes vargmaleve të Bjeshkëve të Namuna në Luginën e Grebajës e mandej edhe në Majën e Vajushës, duke postuar pamje që kanë tërhequr fort vëmendjen e rrjeteve sociale. Po aq sa kanë tërhequr dhe postimet e një tjetër shtegtari po kaq të apasionur, Fation Plakut, i cili ka ndarë gjatë kësaj jave, pamje të rralla të guidës së tij unike, “Peaks of the Balkans” (Majat e Ballkanit”). Edhe Fationi ka gërshtetuar malet mbresëlënëse të Tropojës, Thethit, me gjiret e virgjëra të rivierës, si i famshmi Gjiri i Gramës. Eksperiencat e tij fantastike, Fationi i ka ndarë këtë të shtunë edhe, në “Pushime on Top”, ku ka treguar se sa e rëndësishme dhe e domosdoshmë është fuqia e teknologjisë dhe rrjetit për t’i promovuar vendet ku ai shkon, live nga rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Fationi edhe Anxhi kanë përmbushur kështu misionin e tyre si brand ambasadorë të fushatës #kudomeVodafone, që Vodafone Albania nisi gjatë kësaj vere në median e saj sociale, me qëllim promovimin e Shqipërisë sonë të bukur e të panjohur ende, përmes teknologjisë dhe rrjetit të gjerë e të fuqishëm Vodafone. Të dy këta udhëtarë të apasionuar, po vazhdojnë të na përcjellin nga çdo stacion ku ndalojnë, në kohë reale, eksperiencën e tyre përmes rrjetit Vodafone që është fleksibël dhe i aksesueshëm lehtësisht për këdo si ata, që janë të apasionuar pas natyrës e që zgjedhin të jenë në kësi udhëtimesh eksploruese, të cilat shpesh shkojnë deri në kufi me shtetet e rajonit. Por, kjo nuk është më një problem. Tani që tarifat e roaming janë 0 në të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, pra në Kosovë, Bosnjë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, është më e lehtë të postojnë në kohë reale edhe aty ku valët e operatorëve shqiptarë ua lënë radhën atyre të operatorëve në vendet fqinje. Sepse të përfitosh nga roaming tani është shumë e lehtë. Abonentët Vodafone mund të përdorin të njëjtën paketë që kanë edhe në Shqipëri, mjafton të ndryshojnë Network, nga Automatic ta kthejnë në Manual- Roaming on dhe të qëndrojnë të lidhur.

Në tour- et që Fationi organizon janë të shumtë dhe turistët e huaj që vijnë për të shijuar Shqipërinë dhe që e shpërndajnë këtë eksperiencë duke përfituar nga Vodafone Tourist Pack, paketa me 1500 lekë, me 20 GB internet, qindra minuta e sms kombëtare e ndërkombetare për plot 21 ditë. E ndërsa të huajt po vijnë gjithmonë e më shumë në Shqipëri, ka shumë shqiptarë që vazhdojnë të zgjedhin të pushojnë e udhëtojnë jashtë kufijve. Sigurisht që Vodafone ka paketa favorizuese edhe për ta. Jo vetëm se është rrjeti me shtrirjen më të gjerë në Europë e botë, por ofron dhe një plan shumë të favorshëm roaming për çdo vend të Europës e botës: për të shmangur tarifat për njësi dhe për të mbajtur nën kontroll shpenzimet pas përfundimit të planit tarifor/njësive aktive të paketës, klientët Vodafone mund të aktivizojnë paketën internet roaming  (1.5GB  Europe, SHBA, Kanada) që konsiderohet produkti best seller i paketave aktuale roaming (i vlefshëm për Europë, SHBA, Kanada) për klientët me parapagesë dhe ata të planit tarifor “Next”. Kjo paketë, e cila kushton vetëm 1,300 lekë dhe përmban 1.5 GB, vlen për dhjetë ditë. Klientët “Next” përfitojnë dyfishin e internetit të kësaj pakete, pra 3 GB me të njëjtin çmim.

Dhe të gjithë ata, të cilët shpirti i aventurës i nxit të eksplorojnë destinacionet më të largëta dhe ekzotike, paketa Vodafone “Rest of the world” i shoqëron kudo.

Pra askujt s’i mbetet gjë tjetër, veçse të planifikojë çfardo lloj pushimi apo udhëtimi, brenda apo jashtë Shqipërisë, të bëjë gati valixhen e të niset i qetë, sepse kudo që të jetë, do të kenë me vete rrjetin e shpejtë e të sigurtë Vodafone. #kudomeVodafone është garancia e vetme dhe e dëshmuar tashmë, nga çdo cep i Shqipërisë e përtej saj.

 

 

 

 


Shtuar më 17.08.2021 10:07

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş